LajmeMaqedoni

VMRO-DPMNE kërkon përgjegjësi dhe dorëheqjen e Valbon Limanit pas ndotjes së ujit në Gostivar

“A ka turp Valbon Limani, kryetari i Gostivarit i cili nuk ndjenë asnjë përgjegjësi morale për skandalin me ujin? Kandidati i Filipçes, Ahmetit dhe Taravarit, Valbon Limani dje tha se për skandalin me ujin ku drejt për drejt u godit i gjithë qyteti i Gostivarit, nuk ndjenë asnjë përgjegjësi morale. Pse nuk ka asnjë dënim dhe kërkesë për përgjegjësi nga ana e LSD-së, BDI-së dhe Taravarit? A mendojnë se duhet ta mbrojnë vetëm pse është kandidat i tyre? Apo mendojnë se si në kohën e Filipçes kur për spitalin modular ishte fajtor kablloja, tani të jetë fajtore pompa”, deklaroi Brane Petrushevski – VMRO-DPMNE./Alsat.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close