LajmeMaqedoniTopLajm

Momente dramatike në Shkup: Era e fortë rrëzon pemë, dëme në vetura

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë, ka përfshirë Shkupin në orët e pasdites, duke shkaktuar dëme materiale në disa pjesë të qytetit.

Për shkak të erës së fuqishme, në disa lagje janë rrëzuar drunj dhe degë të mëdha, të cilat kanë bllokuar përkohësisht rrugë dhe kanë dëmtuar automjete të parkuara.

Një nga rastet është regjistruar në rrugën “Xhon Kenedi” në Komunën e Çairit, ku degët e një druri të rrëzuar kanë rënë mbi disa vetura të parkuara, duke shkaktuar dëme materiale. Deri më tani nuk ka informacione për persona të lënduar.

Stuhia, e shoqëruar me reshje shiu, vazhdon ende, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të shmangin parkimin e automjeteve pranë drunjve të mëdhenj dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, pasi moti i paqëndrueshëm mund të shkaktojë incidente të tjera.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close