LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: 11 projekte me vlerë 2 milion euro për Vrapçishtin

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri gjatë ditës së sotme ka qëndruar në komunën e Vrapçishtit ku ka inspektuar punimet në 11 projektet me vlerë prej 2milion euro për këtë komunë, shkruan Top24

“Gjatë vizitës, inspektuam nga afër punimet dhe falë projekteve të realizuara nga thirrjet e qeverisë, kemi arritur të përfundojmë me sukses disa punime mjaft të rëndësishme si:
Rikonstruksionin e rrugës banesore 4 në vendbanimin Gradec .
Rikonstruksionin e rrugëve në vendbanimin Dobërdoll .
Rekonstruksionin e rrugëve hyrëse 1 dhe rrugës hyrëse 2 në vendbanimin Gradec.
Nga ana tjetër, jemi duke ndjekur nga afër punimet që janë aktualisht duke u zhvilluar në terren:
Rikonstruksioni i rrugës 364 në fshatin Senokos.
Rikonstruksioni i rrugëve në vendbanimin Toplicë.” shkruan Zekolli Shaqiri.
Postimi i plotë:
Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Vrapçishtit, Isen Shabani, zhvilluam një vizitë pune në Vrapçisht.
Me 11 projekte nga Ministria e Transportit, në vlerë totale prej 2 milionë euro, Vrapçishti po përfiton investime konkrete që përmirësojnë infrastrukturën dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.
Këto investime janë dëshmi se premtimet po shndërrohen në vepra dhe se mbështetja ndaj komunave vazhdon me intensitet.
Gjatë vizitës, inspektuam nga afër punimet dhe falë projekteve të realizuara nga thirrjet e qeverisë, kemi arritur të përfundojmë me sukses disa punime mjaft të rëndësishme si:
Rikonstruksionin e rrugës banesore 4 në vendbanimin Gradec .
Rikonstruksionin e rrugëve në vendbanimin Dobërdoll .
Rekonstruksionin e rrugëve hyrëse 1 dhe rrugës hyrëse 2 në vendbanimin Gradec.
Nga ana tjetër, jemi duke ndjekur nga afër punimet që janë aktualisht duke u zhvilluar në terren:
Rikonstruksioni i rrugës 364 në fshatin Senokos.
Rikonstruksioni i rrugëve në vendbanimin Toplicë.
Rikonstruksioni i rrugës lokale nga vendbanimi Negotinë deri te burimi i ujit mineral (Uji i Tharët) – Faza e 1 .
Vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për Vrapçishtin dhe mbetemi të përkushtuar që çdo komunë të ketë mbështetjen e nevojshme për realizimin e projekteve që sjellin zhvillim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close