
Barcelona po mendon për transferimin e mbrojtësit spanjoll Aymeric Laporte gjatë afatit kalimtar të verës.
Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit katalanas kanë vendosur kontaktet e para me përfaqësuesit e 32-vjeçarit, ndërsa vetë lojtari thuhet se e sheh me sy pozitiv një transferim në “Camp Nou”, shkruan Indeksonline
Laporte, i cili aktualisht është pjesë e Al Nassr, ka një klauzolë largimi që raportohet të jetë më pak se 15 milionë euro, një shumë që konsiderohet e përballueshme për Barcelonën.
Nëse marrëveshja realizohet, trajneri i Barcelonës do të ketë mundësinë të formojë në qendër të mbrojtjes dyshen e kombëtares së Spanjës, me Aymeric Laporten përkrah talentit të ri Pau Cubarsi.



