
Rezultatet e skuadrave pjesëmarrëse në finalet e Botërorit 2026 kanë ndikuar edhe në renditjen e FIFA-s. Kombëtarja Shqiptare ka zbritur me 1 pozicion dhe tani është e 67-ta.
Shqipëria është kaluar nga Kepi i Gjelbër dhe Gana.
Në krye të klasifikimit tani është Spanja, që fitoi titullin Botëror, duke ia marrë vendin Argjentinës që tani është e dyta. Renditja vijon me gjysmëfinalistët e Kupës së Botës, Franca dhe Anglia.



