LajmeShowbiz

14 vite pas publikimit, “Gangnam Style” vazhdon të “pushtojë” YouTube me 6 miliardë shikime

“Gangnam Style” vazhdon të shkruajë histori në YouTube. Kënga hit e artistit jugkorean Psy ka kaluar shifrën e 6 miliardë shikimeve, duke u bërë videoklipi i parë muzikor i zhanrit K-pop që arrin këtë rekord.

Sipas agjencisë së këngëtarit, videoklipi e arriti këtë moment më 17 korrik, rreth 14 vite pas publikimit të tij më 15 korrik 2012.

Për të kaluar nga 5 në 6 miliardë shikime, “Gangnam Style” i janë dashur rreth dy vite e shtatë muaj. Videoklipi kishte arritur 5 miliardë shikime në dhjetor të vitit 2023.

Kënga u kthye menjëherë pas publikimit në një fenomen ndërkombëtar falë melodisë së veçantë, koreografisë së njohur dhe stilit karakteristik të videoklipit.

Në dhjetor të vitit 2012, “Gangnam Style” u bë videoklipi i parë në YouTube që arriti 1 miliard shikime, një rekord që në atë kohë shënoi një pikë kthese për platformën dhe industrinë muzikore.

Suksesi i këngës u shtri edhe në tregun amerikan, ku ajo qëndroi për shtatë javë radhazi në vendin e dytë të klasifikimit “Billboard Hot 100”, duke ndihmuar në rritjen e popullaritetit të K-pop në skenën botërore.

Më shumë se një dekadë pas publikimit, “Gangnam Style” vijon të mbetet një nga videoklipet më të njohura në historinë e muzikës online.

Related Articles

Back to top button
Close
Close