LajmeMaqedoni

Deklaratë e kandidates për presidente të shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova

Shpresoj se qytetarët do të kuptojnë se e drejta zgjedhore është e tyre, një nga të drejtat më të rëndësishme politike, do ta përdorin dhe do ta zgjedhin kandidatin sipas masës së tyre, deklaroi sot kandidatja për presidente e shtetit të mbështetur nga koalicioni i VMRO-DPMNE-së, Gordana  Siljanovska-Davkova pas votimit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Ajo tha se pret që Bullgaria, sepse është në Bashkimin Evropian, ta ndjekë modelin e Suedinë, Danimarkës dhe Finlandës, të cilët, siç theksoi, kanë qenë mbështetës të Letonisë dhe Estonisë.

“Domethënë, ai që është përpara le të na tregojë rrugën, ecni së bashku me ne gjatë rrugës. Mendoj se atëherë nuk do të ketë arsye që të mos respektojmë njëri-tjetrin, të mos bashkëpunojmë në të gjitha fushat, jo vetëm në të miat, por edhe në politikë. Domethënë, sigurisht që jam e destinuar të bashkëpunoj me kolegët bullgarë, nuk kam alternativë tjetër”, tha ndër të tjera Siljanovska – Davkova.

Në pyetjen e gazetarëve, nëse do të shihet me presidentin bullgar, ajo u përgjigj se tani për tani nuk mund të thuhet.

“Nuk mund të them tani, nuk e di. Megjithatë, një nga deklaratat e mia të para ka qenë se unë nuk do të udhëtoj as në Bruksel, as në botë, përveç nëse nuk më ftojnë, se takimet e para do të doja t’i kem me fqinjët, sepse ne duhet të ndërtojmë politikë rajonale. Vetëm kështu dhe në BE do të jemi më të fuqishëm dhe nga kush të pres unë mirëkuptim dhe ndihmë, nëse jo nga fqinjët”, tha Siljanovska – Davkova.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close