KronikLajmeMaqedoni

Mashtrim me banesa sociale në Maqedoninë e Veriut, arrestohet e punësuara në MPB

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në mëngjes, përmes profilit të tij në Fejsbuk, informoi se një person i autorizuar zyrtar, e punësuar në MPB, është kapur në vend-ngjarje me mbi 10 mijë euro nga vepra e kryer penale – “mashtrim”.

Sipas Toshkovskit, më 17.05.2024, I.M., i punësuar në Sektorin për punë të Brendshme në Shkup, është privuar nga liria nën dyshimin për vepra të kryera penale mashtrim, që dënohet sipas nenit 247 të Kodit Penal.

“Nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm, hetime kriminalistike dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminalistike është vepruar pas paraqitjes nga tre persona të dëmtuar dhe në ditën 17.05.2024 personi i cekur është kapur në vend-ngjarje në momentin e pranim-dorëzimit të 12 500 eurove, paraprakisht të përpunuara në mënyrë kriminalistike për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale të kategorisë B”, thekson ministri.

Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka shfrytëzuar e paraqitura, me ç’rast është gjetur dokumentacioni i dyshuar më voluminoz i cili është i lidhur me veprën penale në lloj të dokumenteve të ndryshme për të cilat ekziston dyshimi se janë të falsifikuara, kontrata të ndryshme për hua-marrje, kontrata për ndërmjetësim për ndarje të banesave sociale, fletë-pronësi, si dhe fletore me dorëshkrim në të cilin është mbajtur evidencë për persona për të cilët janë kryer gjëra të caktuara.

Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpi dhe hapësira të tjera të cilat i shfrytëzon personi I.M., të locuara në Komunën e Sarajit, ishte gjetur edhe armë zjarri me gjashtë copë municion, të cilat me siguri i ka poseduar pa leje, për çka është njoftuar edhe Departamenti për tregti ilegale me armë pranë SPB Shkup për shkak të ndërmarrjes së masave plotësuese.

“MPB edhe më tej vazhdon me ndërmarrjen e masave dhe aktiviteteve të kahëzuara drejt hetimit të lidhjes së mundshme të personit të cekur me nëpunës të tjerë të lartë policorë”, informoi Toshkovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close