KronikLajmeMaqedoni

Një punëtor i ndërtimtarisë në Kërçovë vdiq në vendin e tij të punës

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Ohër njoftojnë se gjatë ditës së djeshme, disa punëtorë të ndërtimtarisë kanë raportuar në polici se e kanë gjetur të vdekur kolegun e tyre nga Kërçova. SPB-Ohër njofton se me urdhër të prokurorit, trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.

“Më datë 17.05.2024 në ora 15:45 DPB në Kërçovë është raportuar se punëtorët ndërtimor, të cilët ishin duke kryer punë ndërtimore në një shtëpi në fshatin Çellopek, e kanë gjetur të vdekur kolegun e tyre N.K (60) nga Kërçova. Mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune dhe me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thonë nga SPB-Ohër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close