LajmeMaqedoni

Kallëzim penal kundër një kryetari të komunës në RMV për disponim të paligjshëm me mjete buxhetore gjatë zgjedhjeve

SPB Strumicë deri te Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dorëzoi kallëzim penal kundër kryetarit të një komune për shkak të dyshimeve për vepër të kryer penale “disponim kundërligjor me mjete buxhetore gjatë zgjedhjeve” sipas nenit 165-v në Kodin Penal.

Siç informoi MPB-ja, i denoncuari ka kryer pagesa të parregullta të ndihmës së njëfishtl financiare 38 personave fizik në vlerë të përgjithshme prej 195.000 denarësh në pajtueshmëri të programit për masat dhe aktivitetet e komunës në sferën e mbrojtjes sociale nga mjete buxhetore për vitin 2019.

I denoncuari pagesat i ka realizuar më 15.02.2019, 18.03.2019 dhe 12.04 2019, gjegjësisht në periudhën kur janë shpallur Zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, me ç’rast ka vepruar në kundërshtim me nenin 8-a paragrafi 1 alineja 2 nga Kodi Penal dhe neni 34 paragrafi 1 alineja 2 nga Ligji për parandalim të korrupsionit dhe përplasje të interesave.

Related Articles

Back to top button
Close
Close