LajmeMaqedoni

Në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale dalja deri ora 15 është 30,89 për qind, ndërsa për ato parlamentare 36,39 për qind

Sipas të dhënave të Komisionit shtetëror të zgjedhjeve (KSHZ) në Kumanovë për zgjedhjet presidenciale dalja deri ora 15 është 30,89 për qind, ndërsa për ato parlamentare 36,39 për qind. Në Likovë, sipas KSHZ-së, dalja për zgjedhjet presidenciale është 5,14, ndërsa për ato parlamentare 28,18 për qind. Në Nagoriçan të Vjetër, megjithatë për zgjedhjet presidenciale dalja është 34,77 për qind, ndërsa për ato parlamentare është 35,15 për qind.

Në Kumanovë, sipas të dhënave të KKZ-së, të drejtë vote për zgjedhjet presidenciale kanë 93.508, ndërsa për zgjedhjet parlamentare 93.635  votues, të cilët do të votojnë në 167 vendvotime. Në Likovë, për zgjedhjet presidenciale janë evidentuar 26.030 votues, për zgjedhjet parlamentare 26.024 votues, të cilët votojnë në 36 vendvotime, kumtuan nga KKZ Likovë. Në Nagoriçan të Vjetër ka 3.043 votues për zgjedhjet presidenciale, ndërsa për ato parlamentare 3.046 të cilët votojnë në 38 vendvotime, prej të cilave dy janë të bashkuara, respektivisht i shërbejnë 36 këshilla zgjedhorë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close