LajmeMaqedoniTopLajm

Voton Ahmeti: Le të triumfojë vullneti i qytetarëve, ta çojmë vendin drejt integrimit euroatlantik

Në një deklaratë për mediat, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të sotme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. “Është vullneti i lirë i qytetarëve të votojnë për këto zgjedhje” tha Ahmeti.
Ai uroi që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standarteve dhe të jetë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët. Ahmeti theksoi se është e rëndësishme të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit dhe të çojmë të gjitha proceset përpara për më shumë paqe dhe pa probleme me fqinjët.

“Është vullneti i lirë i qytetarëve të votojnë për kë zgjedhje duan ata. Uroj që procesi të shkojë mirë sipas të gjitha standarteve, të jenë zgjedhje të pranueshme për të gjitha palët, dhe të mos kemi devijim nga kursi euroatlantik i vendit t’i çojmë të gjitha proceset përpara për më shumë paqe, për më shumë stabilitet, dhe pa probleme me fqinjët, kjo është ajo që dua të triumfojmë në zgjedhje”, tha Ahmeti.

Ai gjithashtu foli për çështjet e mbyllura dhe plagët e vjetra. “Çështjet e mbyllura nuk duhet të preken, sepse dhembin më shumë se plagët e reja,” tha Ahmeti. Ahmeti theksoi se vendi ka nevojë për paqe, stabilitet, dhe siguri, jo vetëm brenda kufijve të tij, por edhe në të gjithë Ballkanin. Pajtimi është thelbësor për të ecur përpara.

“Ata që dijnë mbi të drejtat ndërkombëtare por edhe vendore duhet ta kuptojnë që çështjet e mbyllura, apo më mirë të themi të mos preken plagët e vjetra, sepse dhembin më shumë se plagët e reja. Kështu që e ka pas shumë keq kandidatja për president, dhe unë besoj që nuk ka asnjë kandidat që e mbështet, po as që e voton, dhe as do të jetë i lumtur ndonjë shqiptar ta ketë për presidente. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe siguri, jo vetëm në vend por në të gjithë Ballkanin, ku më i nevojshëm është pajtimi sepse me të ecet përpara. ”, tha Ahmeti.

Lideri i BDI-së përmendi filozofinë e tyre të orientuar drejt anëtarsimit në Bashkimin Europian dhe theksoi se nuk duhet të nxisin fushata nacionaliste. “Vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm, ai që e do paqen dhe stabilitetin e respekton vullnetin,” përfundoi Ahmeti.

“Kjo është filozofia jonë që ne e kemi istaluar, dhe ta afrojmë vendin drejt anëtarsimit në Bashkimin Europian dhe të shofim të mos nxisim dhe as të lëndjmë me deklarata, dhe të rrikthehet fushata nacionaliste sepse askush nga këto nuk përfiton, përgjegjësisnë e kanë të gjitha palët, por në veçanti dy komunitetet më të mëdha, për ardhmësinë e vendit duhet të jemi të kujdesshëm nga të dyja palët. Vullneti i shqiptarëve është i pakapërcyeshëm, dhe të dyja palët duhet të mendojnë se nesër do të duhet të punojë shteti për ardhmërinë dhe standartin jetësor, dhe për paqe, dhe jo me fraza patriotike dhe folkloriste. Vullneti i shqiptarëve është pakapërcyeshëm, ai që e do paqen dhe stabilitetin e repekton vullnetin”, tha Ahmeti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close