Adnan Januzaj tashmë zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Real Sosiedadit. Ishte vetë klubi spanjoll, që përmes një komunikate zyrtare, njoftoi për largimin e lojtarit kosovar me pasaportë belge
Kështu Januzaj i ka dhënë fund periudhës pesë vjeçare në ‘Anoeta’. Ai kishte kontratë me ekipin spanjoll deri në fund të këtij sezoni dhe rinovimi nuk u arrit. Andaj, anësori do të largohet si një transferim i lirë.
Mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës për 27 vjeçarin, për të cilin kanë treguar inetersim shumë klube evropiane