LajmeRajonTopLajm

Pas përmbylljes së “Vidovdanit” në Gazimestan, policia ndalon disa serbë për këngë nacionaliste

Tubimi i një numri qytetarësh serbë në Gazimestan, i organizuar për shënimin e të ashtuquajturës “Festë e Vidovdanit”, është mbyllur pa ndonjë incident.

Megjithatë, pas përfundimit të manifestimit, policia ka ndaluar disa persona.

Sipas dyshimeve, ata kanë kënduar këngë nacionaliste kundër shtetit të Kosovës.

Albeu.com

Të dyshuarit janë identifikuar gjatë kontrollit të pjesëmarrësve në dalje nga Gazimestani dhe më pas janë shoqëruar nga policia.

Deri në këto momente, Policia e Kosovës nuk ka bërë të ditur ende sa është numri i personave të ndaluar.

Gjatë gjithë ditës, Policia e Kosovës ka pasur masa të shtuara sigurie, ndërsa ndaj të gjithë vizitorëve janë zhvilluar edhe kontrolle të rrepta.

Në këtë ngjarje janë vërejtur gjithashtu edhe dronë që kanë patrulluar zonën përreth.

Related Articles

Back to top button
Close
Close