
Ministri i Jashtëm i Iranit Abbas Araghchi tha se Ngushtica e Hormuzit mbetet nën kontrollin e plotë të Tehranit për 30 ditët e ardhshme dhe çdo sulm i SHBA-ve vetëm sa do ta përkeqësojë situatën e pasigurt në rajon.
SHBA-të bombarduan Iranin për të dytën ditë me radhë duke goditur ishullin Qeshm dhe qytetet Sirik dhe Bandar-e Lengeh pas një sulmi me dron ndaj një anijeje tregtare pranë Ngushticës sv Hormuzit.
Disa objektiva, duke përfshirë vendet e mbrojtjes ajrore, depot e raketave dhe dronëve, si dhe infrastruktura e mbikëqyrjes, u sulmuan.
Irani u përgjigj me sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrein.
Në orët e para të mëngjesit, forca detare dhe ajrore e Gardës Revolucionare të Iranit, në një operacion të përbashkët me raketa dhe dronë, shkatërruan tetë objektiva kyçe të infrastrukturës ushtarake amerikane në të dy vendet.



