LajmeSport

Guardiola për përmbysjen: E thirra Real Madridin dhe …

Pep Guardiola ishte në prag të humbjes të një titulli tjetër, por lojtarët e tij me 3 gola, në pesë minuta anuluan disavantazhin 0-2 ndaj Aston Villa-s, në xhiron e fundit të Premier Ligës. Pas ndeshjes, trajneri spanjoll ka qenë në humor të mirë gjatë bisedës me mediat. Kur u pyet për kthesën, ai bëri shaka dhe përdori humbjen në Ligën e Kampionëve nga Real Madridi, për të bërë gazetarët të qeshin.

“E telefonova Real Madridin dhe mora këshilla të mira. Nuk ka asnjë shpjegim për atë që ndodhi në Madrid, por edhe për këtë ndaj Aston Villas. Këto janë momente që janë të bukura për t’u përjetuar. Ata patjetër do të na bëjnë më të mirë sezonin e ardhshëm”, tha Guardiola, me një buzëqeshje në fytyrë.

Liverpuli u ngjit në betejë për trofeun e kampionatit anglez. Skuadra e Jyrgen Klopit fitoi ndaj Volverhempton, por mbeti në vendin e dytë, me një pikë më pak se kampioni.

Related Articles

Back to top button
Close
Close