
Bajram Rexhepi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me çështjen e emërtimit të rrugëve dhe shesheve në Tetovë.
Rexhepi ka krahasuar situatën aktuale me atë të vitit 2007, duke vlerësuar se edhe qeveria e asaj kohe nuk kishte “legjitimitet etnik” dhe, sipas tij, ishte përpjekur të pengonte vullnetin e qytetarëve të Tetovës për ndryshimin e emrave të rrugëve dhe shesheve.
“Edhe qeveria e vitit 2007 ka qenë pa legjitimitet etnik, prandaj u mundua të sabotojë vullnetin absolut të tetovarëve për të ndryshuar emrat e rrugëve dhe shesheve. Dëmi që vazalët u shkaktojnë shqiptarëve është afatgjatë dhe alarmues”, ka shkruar Rexhepi.
Postimi i tij vjen në kohën kur çështja e emërtimit të rrugëve në Tetovë ka nxitur reagime dhe debat politik dhe protesta.



