LajmeMaqedoniSport

Babë e birë nga Shkupi shkruajnë histori, Eugen dhe Leo Kryeziu përfaqësojnë Kosovën në turneun ndërkombëtar të golfit

Një histori e veçantë sportive vjen nga fusha e golfit, ku shkupjanët Eugen Kryeziu dhe djali i tij Leo Kryeziu po mbrojnë ngjyrat e Reprezentacionit të Golfit të Kosovës në turneun prestigjioz “Macedonian Amateur Open 2026”, që zhvillohet në kompleksin St. Sofia Golf Club në Bullgari.

Pjesëmarrja e tyre ka një rëndësi të veçantë, pasi për herë të parë që nga themelimi i Federatës së Golfit të Kosovës, reprezentacioni kosovar merr pjesë në këtë kampionat ndërkombëtar, ku garojnë 69 golfistë nga nëntë shtete. Kosova paraqitet me 13 garues, ndërsa historia e Eugenit dhe Leos, babë e birë që garojnë së bashku për vendin që përfaqësojnë, sjell një moment të rrallë dhe domethënës për sportin shqiptar.

Sportmania i uron suksese Eugen Kryeziut, Leo Kryeziut dhe gjithë ekipit të Reprezentacionit të Golfit të Kosovës në këtë paraqitje historike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close