
Universiteti Shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi” (USHKM) është renditur i 1990-ti në listën e 2000 universiteteve më të mira në botë për vitin 2024 nga Qendra për Renditjet e Universiteteve Botërore (CWUR). USHKM është në të njëjtën pozitë nga rangimi i vitit të kaluar dhe ende është i vetmi universitet nga vendi që është në renditjen CWUR.
Pesë universitetet më mirë të renditura në botë, sipas listës CWUR, janë universitetet e Harvardit, MIT, Stanford (nga SHBA), Cambridge dhe Oxford (Britania e Madhe).
Këtë vit në listë nuk ka asnjë universitet nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina.



