MaqedoniTopLajm

Shpërndahet materiali zgjedhor/Në Gostivar sot votojnë 123 persona

Komisioni Komunal Zgjedhor (KKZ) në Gostivar ka shpëndarë sot materialin zgjedhor nëpër vendovitimet ku nesër do të votohet për raudnin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në 121 vendovitme pos furnizimit me material zgjedhor, komisionerët kanë pranuar edhe po aq aparate biometrike për identifikim të ashtuquajtur “fingerprint”. Ndërkohë, sot votojnë të sëmurët, të pafuqishmit, të burgosurit dhe personat me vendim për izolim. Në Gostivar janë 123 persona që votojnë, thekosn Halit Elezi, anëtarë i KKZ – Gostivar.

“Sot, vazhdojmë me raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021. Sizakonisht ditëve të shtuna shpërndajmë materialin zgjedhor dhe aparatin biometrik. Gjithsejt 121 vendovotime pajisen me material dhe aparate. Gjithashtu, edhe këtë raund kishte 130 kërkesa nga personat që janë të sëmurë dhe të palëvizshëm, prej tyre 123 u pranuan, shtatë u refuzuan. Kërkesa për persona pozitiv me Covid, nuk kemi pasur anjë. Procesi shkonë mirë, materiali shpërndahet pa pengesa dhe komisionerët na presin nëpër vendvotime”, deklaron Elezi.

Këto janë zgjedhjet e para me aparate për identifikimin e votuesve me shenjat e gishtave. Gjatë rrethit të parë janë evidentuar disa pengesa të cilat shkaktuan zgjatjen e orarit të votimit në disa vendvotime. Elezi pret që në raundin e dytë të mos shfaqen të njejtat pengesa.

“Njerëzit mbajtën edhe disa trajnime dhe tash janë më të njoftuar me aparatin dhe sistemin e ri. Besoj se do kalojmë mirë dhe është më lehtë pasi tani për Këshin nuk votohet, pasi ai votim mbyllet me raudnin e parë dhe do të jetë më lehtë si për komisionerët poashtu edhe për ne”, deklaroi më tej Elezi.

Nesër votimi do të fillojë në orën 7:00 të mëngjesit dhe do të zgjasë deri në orën 19:00. Në Gostivar të drejtë vote kanë 81.083 qytetarë. Kësaj here nuk votohet për këshilltar, por vetëm për kryetar komune. Ndërkohë, fushata zgjedhore u mbyllë mbrëmë në mesnatë. Heshtja do të zgjasë deri të dielën në ora 19.

Related Articles

Back to top button
Close
Close