LajmeMaqedoniTopLajm

Nuk mundte të lëvizë me karocën, i premtoi se do të ia rregullon rrugën, Besnik Emshiu e mbajti premtinin para Jetmirit (FOTO)

Kryetari i komunës së Bogivnës së fundmi ka bërë një gjest human për të cilin kishte premtuar më herët banorit nga Kamjani shkruan TOP24.
Jetmir Ismaili i ishte drejtuar me një shkresë komunës së Bogovinës ku kërkonte nga kryetari që edhe ai të jetë njësoj si tjerët dhe të lëviz me karocën e tij të veçantë pa probleme. Kërkesa drejtuar kryetarit të komunës ka bëtë që ky i fundit të veproj menjëherë duke treguar kujdesin e tij ndaj kësaj katedorie të bashkëqytetarëve të tij. Sot personalisht kryetari i  komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu vizitoi Jetmir Ismailin për ti kumtuar lajmin se komuna ka filluar në ndërtimin e rrugës dhe pas disa ditës ai do të lëviz pa pengesa.
I pyetur nga TOP24, Emshiu tha; ” Komuna e Bogovinës është komunë rurale, nevojat e banorëve janë nga më të ndryshmet por ju premtoj se kjo kategori do ketë vendin e veçantë gjatë mandatit tim, do të jem pranë çdo banori të komunës sepse baorët kanë nevoj për qasje dhe punë të mira. Ju premtoj që sdo të bëjmë punë të këqija” tha kryetari i komunës Besnik Emshiu.TOP24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close