
Pas javësh të tëra, shkupjani Jasir Asani më në fund është kthyer sërish Iran për të rinisur punën e tij.
Futbollisti i kombëtares shqiptare, që është nën kontratë me klubin e Esteghlal, iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës pas një periudhe pushimi që e kaloi në Shqipëri duke marrë pjesë edhe në seancën stërvitore nën drejtimin e stafit teknik.
Vetë futbollisti ashtu sikurse edhe klubi iranian publikuan foto dhe video të skuadrës në momentin e mbërritjes së tyre në qendrën stërvitore dhe të momenteve të stërvitjes së tyre
“Pas një kohe të gjatë, jam rikthyer në Iran. Jam shumë i lumtur që po stërvitem sërish me Esteghlal. Është një ndjenjë e veçantë të rikthehem në një vend plot kujtime të bukura”, ka shkruar Asani.



