LajmeMaqedoni

Sonja Llukarevska për rebalancin: Inflacioni i gëlltit pagat, ndërsa buxheti zgjeron konsumin

Komisioni parlamentar për Financim dhe Buxhet nesër paradite do ta vazhdojë debatin për Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026, në lexim të dytë, për të cilën janë dorëzuar mbi 200 amandamente.

Pas shpjegimit të ribalancit nga ana e ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në vazhdimin e pasdites të seancës, deputetët e opozitës vlerësuan se me ribalancin nuk adresohen sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët. ndërsa deputetët e shumicës parlamentare theksuan se ndryshimet në buxhet mundësojnë forcimin e mëtejshëm të gjendjes ekonomike, përshtatjen me zhvillimet reale ekonomike dhe realizimin e projekteve zhvillimore.

Sanja Llukarevska, kryetare e Komisionit dhe deputete nga LSDM-ja, tha se ribalanci i buxhetit nuk i adreson sfidat kryesore me të cilat përballen qytetarët, veçanërisht sa i përket standardit jetesor dhe inflacionit.

“Problemi nuk po zgjidhet, por përkundrazi po zhvendoset në të ardhmen me huazime të reja”, tha Lukarevska, duke shtuar se “ribalanci i buxhetit nuk ofron një përgjigje për standardin e jetesës, inflacioni i gëlltit pagat, ndërsa buxheti zgjeron konsumin”.

Ajo theksoi se dokumentit i mungojnë masa specifike për të ulur inflacionin, ndërsa dërgoi vërejtje edhe në lidhje me situatën në sistemin e pensioneve.

“Nuk mjafton të flasim për miliarda denarë në deficite dhe klasifikime, duhet të themi saktësisht se çfarë do të thotë kjo për buxhetin familjar”, theksoi Lukarevska.

Sipas saj, mbështetja për investimet nuk duhet të jetë justifikim për transparencë të pamjaftueshme.

“Ajo që po flasë është se jam edhe për mbështetjen e investimeve reale, por jo për një vrimë buxhetore jotransparente të paraqitur si zhvillim”, tha Lukarevska.

Nga ana tjetër, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanovski, vlerësoi se ribalanci i buxhetit nuk paraqet ndryshim në drejtimin ekonomik, por përkundrazi forcim të tij shtesë.

“Nuk po diskutojmë vetëm për një shifër plus ose minus. Diskutojmë Propozim-ribalancin e Buxhetit për vitin 2026, një dokument i cili tregon se si shteti po përshtatet me zhvillimet reale ekonomike”, tha Stojanovski.

Sipas Stojanovskit, ribalanci i buxhetit ka për qëllim realizimin e projekteve me efekt zhvillimor.

“Ky ribalanc është një dokument për realizimin e projekteve dhe qytetarëve më të kënaqur. Ky ribalanc nuk është një dokument paniku. Nuk është një dokument që ndryshon drejtimin ekonomik” theksoi ai.

Potencoi se me rebalancin, investimet kapitale rriten për 5,8 miliardë denarë, ndërsa nënprogramet zhvillimore për mbi 4,2 miliardë denarë.

“Kur shpenzimet kapitale rriten për 5.8 miliardë denarë, kur nënprogramet e zhvillimit rriten për 4,2 miliardë denarë, atëherë nuk po flasim për shpenzime boshe. Flasim për rrugë, hekurudha, komuna, ujësjellës, kanalizime, stacione impiantimi, institucione shëndetësore, shkolla, konvikte studentore, objekte sportive dhe mjedis jetësor”, tha Stojanovski.

Theksoi se treguesit ekonomikë tregojnë rritje të të ardhurave dhe realizim më të mirë të shpenzimeve kapitale.

Këto nuk janë shifra të një ekonomie që qëndron. Këto janë shifra të një ekonomie që punon”, tha Stojanovski, duke shtuar se shpenzimet kapitale në pesë muajt e parë të këtij viti janë 44,8 për qind më të larta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Më herët në pjesën e mëngjesit të debatit, ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska theksoi se ribalanci i buxhetit për vitin 2026 nuk rezultojnë nga mungesa e të ardhurave ose likuiditeti i përkeqësuar i buxhetit.

” Ky ribalanc është rezultat i nevojës për t’i harmonizuar projeksionet buxhetore me kushtet e reja ekonomike, për të siguruar mjete shtesë për detyrimet ligjore që nënkuptojnë pagesë të rregullt dhe të plotë të pagave në sektorët ku kemi siguruar rritje, më shumë mjete për përkrahjen e mëtejshme të bujqësisë, më shumë mjete për mbrojtjen sociale dhe për komunat dhe ajo që ka veçorinë më të rëndësishme në këtë ribalanc është sigurimi i mjeteve shtesë për përshpejtimin e ciklit të investimeve në infrastrukturë”, deklaroi ministrja, Dimittrievska-Koçoska në ditën e parë nga debati i amandamentit për ribalanc dhe buxhet.

Me ribalancin e propozuar të buxhetit, të ardhurat e përgjithsme rishikohen në nivel prej 379.5 miliardë denarëve. Në anën e të ardhurave, të ardhurat tatimore mbeten pothuajse në nivelin e planifikuar fillimisht dhe projketohen në 213.2 miliardë denarë. Të ardhurat jotatimore shënojnë përmirësim të dukshëm dhe rriten për rreth 2 miliardë denarë, ndërsa donacionet shënojnë rritje prej rreth 2,7 miliardë denarësh.

Në anën e shpenzimeve, shpenzimet e përgjithshme janë rishikuar në 425,8 miliardë denarë, ndërsa mjetet shtesë janë destinuar drejt prioriteteve të përcaktuara qartë. Ndërsa janë siguruar mjete shtesë për subvencionet bujqësore (1.4 miliardë denarë më shumë ose gjithsej 8.7 miliardë denarë), më shumë mjete për subvencionet në transportin hekurudhor, mbështetje për sportin, 500 milionë denarë mjete shtesë për standardin e studentëve dhe nxënësve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close