MaqedoniTopLajm

Ngricat në rrugë shkaktojnë dy aksidente në Tetovë, tetë të lënduar

Pasi dje në rajonin e Tetovës ka rënë disa centimetra borë dhe u bënë ngrica në rrugë, kanë ndodhur edhe dy rrëshqitje nga rruga me gjithsej tetë persona të lënduar. Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 18:45 minuta në fshatin Jazhincë.
“Automjeti i udhëtarëve ‘Volksvagen golf’ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 36-vjeçari G.D. nga ky fshat doli nga rruga. Shoferi dhe tre pasagjerë u dërguan në Spitalin klinik të Tetovës për trajtim mjekësor. Rreth orës 19:20 minuta në rrugën lokale për në Tetovë “Banjice”, një automjeti i udhëtarëve “Tiko” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga 22-vjeçari I.R. nga Tetova, në të cilin transportoheshin katër persona të tjerë, doli nga rruga. Katër të lënduarit u transferuan në Spitalin klinik të Tetovës për trajtim mjekësor”, kanë thënë nga SPB Tetovë.


Në dy vendet e ngjarjes ku ka pasur aksidente rrugore policia ka kryer inspektim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close