LajmeMaqedoni

Hapet Festivali “Çarshia”, Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti falënderojnë Mexhitin për mbështetjen

Sonte nisi edicioni i parë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Çarshia”, një nismë që synon të shndërrohet në një traditë të përvitshme dhe të zhvillohet në një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të Shkupit.

Gjatë ceremonisë së hapjes, drejtorët artistikë të festivalit, Inva Mula dhe Dëshira Ahmeti Kerliu, shprehën mirënjohjen e tyre për kryetarin e Komunës së Çairit për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin në realizimin e këtij projekti kulturor.

Ata theksuan se përkrahja institucionale ka qenë vendimtare për organizimin e edicionit të parë, duke vlerësuar angazhimin e Komunës së Çairit në promovimin e kulturës, artit dhe vlerave muzikore. Festivali “Çarshia” synon të sjellë artistë të njohur nga vendi dhe bota, duke e shndërruar Shkupin në një qendër të rëndësishme të muzikës dhe kulturës ndërkombëtare.

Related Articles

Back to top button
Close
Close