
Misioni faktmbledhës i Platformës së Këshillit të Evropës për Sigurinë e Gazrtarëve ka publikuar të hënën raportin me titull “Kosovë: Rikthimi i lirisë së mediave pas rënies”. Sipas raportit, liria e medias në Kosovë ka shënuar përkeqësim si pasojë e ndërhyrjeve politike, sulmeve verbale ndaj gazetarëve dhe dobësimit të pavarësisë së institucioneve mediale.
Për këtë në “Pressing” të T7 ka folur edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi
Ai ka thënë se duhet të bëhet dallimi në mes aktivistëve të shoqërisë civile, gazetarëve dhe influencerëve.
“Jam i sigurt që në të ardhmen kemi pasur një nevojë që me bë dallimin mes aktivistëve shoqërisë civile, gazetarëve dhe influencerëve”, ka thënë ai. /Gazeta Express



