SportTopLajm

Pandemia Covid-19 shtyn edhe zgjedhjet presidenciale te Barcelona

Zgjedhjet presidenciale në klubin e Barcelonës, që ishin planifikuar për në datën 24 janar, janë shtyrë në një afat të pacaktuar, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga koronavirusi.

Pas një mbledhjeje mes qeverisë së Katalunjës dhe përfaqësuesve të klubit “blaugrana” është vendosur që zgjedhjet të mos mbahen më 24 janar, duke qenë se situata me koronaviurusin është shqetësuese dhe rastet e reja vijojnë të shtohen.

Drejtuesit e Barcelonës po mendojnë edhe votimin me postë si një zgjidhje për realizimin sa më shpejt të procesit zgjedhor, por kjo alternativë kërkon edhe ndryshime në statutin e klubit, që nuk parashikon këtë formë votimi.

Klubi i Barcelonës aktualisht drejtohet nga presidenti i përkohshëm Carlos Tusquets, i cili mori këtë pozicion në muajin tetor, pak ditë pasi ish presidenti Josep Bartomeu dha dorëheqjen, për të shmangur shkarkimin me referendum.

Prej pak ditësh kandidatët për të marrë presidencën e klubit katalanas, kanë grumbulluar firmat e nevojshme për të garuar dhe kanë nisur edhe fushatën elektorale, që pritet të ndërpritet për shkak të shtyrjes së zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close