LajmeMaqedoni

Ndërroi jetë aktivisti i ASH-së, Shkëmbim Xhambazi

Sot ka ndërruar jetë në moshë të re aktivisti i Aleancës për Shqiptarët, Shkëmbim Xhambazi nga Kërçova.

Me këtë rast, Lideri i ASH, Arben Taravari i ka shprehur ngushëllime familjes dhe të afërmive.

“Na mërziti lajmi për ikjen nga kjo botë të anëtarit tonë nga Kërçova, Shkëmbim Xhambazi.

Shkëmbimi përveç përkushtimit në misionin e tij fisnik në edukimin e brezave të ardhshëm, ishte gjithherë i gatshëm për të ndihmuar për të mirën e përgjithshme dhe një kontribues i pashoq në Aleancën për Shqiptarët”, ka shkruar Taravari.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë që e njohën.
Zoti e bëftë të Xhenetit! Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close