
Manchester City arriti një fitore të rëndësishme ndaj Chelsea në rrugën drejt objektivit për të mbrojtur titullin kampion në Angli. Suksesi 1 – 0 në sfidën e luajtur të shtunën në stadiumin Etihad e çoi në 13 pikë diferencën e City nga vendi i dytë ku janë pikërisht Blutë e Londrës.
Në pjesën e parë vendasit ishin zotërues në fushë aq sa miqtë nuk goditën asnjëherë portën, hera e parë nën drejtimin e Thomas Tuchel.
Pas pushimit përpjekjet e lojtarëve të Chelsea nuk u konkretizuan dhe ndëshkimi erdhi nga një ish si Kevin De Bruyne, i cili realizoi të vetmin gol të takimit në minutën e 70’.
Kjo është fitorja e dytë në këtë sezon të Premier League ndaj Chelsea po me të njëjtin rezultat si në fazën e parë.
Tv Klan