BotaLajme

Përplasja me Trump nuk ndalet, kundërpërgjigja e Melonit: Sulme pa asnjë kuptim ndaj meje, popullariteti im nuk është shqetësimi yt

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të Donald Trump, duke i cilësuar ato si “sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara pa asnjë kuptim”.

Në përgjigjen e saj, Meloni hodhi poshtë pretendimet se popullariteti i saj varet nga marrëdhënia me presidentin amerikan, duke theksuar se mbështetja që gëzon në Itali lidhet me mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit.

“Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar italian dhe kjo është pikërisht ajo që kam bërë gjithmonë”, deklaroi ajo.

Duke iu referuar edhe çështjes së përdorimit të bazave ushtarake amerikane në Itali, Meloni nënvizoi se ato funksionojnë mbi bazën e marrëveshjeve të respektuara nga të dyja palët dhe se këto marrëveshje nuk mund të shkelen.

“Italia mbetet një shtet sovran”, theksoi kryeministrja italiane.

Në fund të reagimit të saj, Meloni i dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë Trumpit: “Popullariteti im nuk është shqetësimi yt. Të sugjeroj të përqendrohesh te i yti”.

Deklarata e Trump, që ngjalli reagimin e ashpër të Melonit: “Kryeministrja italiane Giorgia Meloni më kërkoi vazhdimisht një foto me mua gjatë samitit G7 në Francë. Ajo po ecën keq në Itali me nivelin e popullaritetit të saj, sepse i mohoi Shteteve të Bashkuara Amerikës një vendim që mbron dhe mbron Italinë.

Kur erdhi puna për të ndaluar Iranin të sigurojë ose zhvillojë armë bërthamore, ajo nuk na lejoi as të përdornim pistat dhe aeroportet italiane. Tani, pasi SHBA mposhti ushtarakisht Iranin, ajo dëshiron të bëhet sërish mike me mua për të rritur popullaritetin e saj. Jo, faleminderit!”

Related Articles

Back to top button
Close
Close