LajmeSport

Bayern Munich i pandalshëm, Lewandowski vendos rekordin absolut

Bayern Munich ka mposhtur Koln, që vinte pas tre fitoresh rresht, me rezultatin 4-0 dhe bëhet skuadra e parë në Bundesliga që shënon të paktën një gol në 66 ndeshje radhazi në kampionat.

Një rekord absolut i Bayern në futbollin gjerman, ndërkohë që sot shpërtheu edhe Robert Lewandowski, i cili e dërgoi topin tre herë në rrjetë dhe shkoi në kuotën e 300 golave në Bundesliga.

Një prej golave për bavarezët e shënoi Tolisso. Kampionët në fuqi të Gjermanisë, me këtë fitoren, e kanë çuar sërish në gjashtë pikë diferencën me Borussia Dortmund që fitoi ndeshjen e vet një ditë më parë.

NDESHJET E TJERA – RB Leipzig ka likuiduar me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën e Stuttgart dhe afrohen me zonën europiane. Andre Silva e zhbllokoi ndeshjen me penallti, kurse Nkunku i mbylli llogaritë.

Fitore shumë të rëndësishme mori Union Berlin, kundër rivalëve të Hoffenheim dhe tashmë barazohet me pikë me këta të fundit që renditen në vendin e tretë. Kjo ndeshje mbaroi me rezultatin 2-1.

Tre pikë mori edhe Mainz kundër Bochum, falë një goli të shënuar nga St. Juste në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që e vetmja ndeshja që u mbyll në barazim ishte Wolfsburg-Hertha Berlin, 0-0.

Related Articles

Back to top button
Close
Close