LajmeShowbiz

Moza aspak e kënaqur me fitoren e Ferma VIP! Ja ç’po ndodh me jetën e saj

Pas triumfit të saj në edicionin e tretë të “Ferma VIP”, Mimoza Ahmeti ka ndarë mendimet e saj për rikthimin në jetën e përditshme, duke theksuar se fama e menjëhershme nuk është gjithmonë një përvojë e këndshme.

Gjatë një interviste në “Post Ferma VIP”, ajo zbuloi se ditët e para pas përfundimit të reality show-t ishin shumë më të vështira se sa e kishte pritur.

Florian Agalliu e pyeti për përjetimet e saj pas rikthimit në jetën normale, dhe Moza e përshkroi vëmendjen e madhe të publikut si një sfidë të papritur.

“Isha shumë e lumtur që u riktheva në shtëpinë time. Por, pavarësisht se nuk kisha internet dhe isha duke bërë pagesat e faturave, rrugët ishin plot me njerëz që thërrisnin ‘Moza, Moza’, fëmijë që përshëndesnin nga dritaret e makinave, dhe gra të habitura. Edhe në bankë, situata ishte e ngjashme. E kuptova se duhej të bëja diçka, ndoshta të merrja ndonjë paruke,” tregoi ajo me humor.

Megjithatë, ajo theksoi se ajo që e bënte më të lumtur nuk ishte fama e fituar pas 81 ditësh në fermë, por rikthimi në shtëpinë dhe privatësinë e saj.

Mimoza Ahmeti theksoi se jeta larg kamerave është shumë më e çmuar se çdo sukses televiziv.

“Dhe ja them të gjithë shikuesve që na ndjekin se nuk ka si jeta private. Edhe jeta familjare më e dobët ekonomikisht, me sendet nga më të thjeshtat, është një jetë e mrekullueshme që s’krahasohet me këtë jetën e spektaklit, që ka diçka të padurueshme,” deklaroi fituesja e “Ferma VIP”.

Për shumë ndjekës, fjalët e Mozës tregojnë se, pavarësisht suksesit dhe famës së fituar, ajo vazhdon të vlerësojë mbi gjithçka qetësinë dhe jetën e saj private.

Related Articles

Back to top button
Close
Close