
Portieri legjendar i Gjermanisë, Manuel Neuer, ka hyrë në historinë e futbollit botëror kur ka zbritur në fushë në ndeshjen e Kupës së Botës kundër Bregut të Fildishtë.
I përfshirë në formacionin titullar të Gjermanisë, Neuer ka regjistruar paraqitjen e tij të 21-të në një Kupë Bote, duke u bërë portieri me më shumë ndeshje të luajtura në historinë e këtij kompeticioni.
Me këtë arritje, ai tejkalon francezin Hugo Lloris dhe vendos një rekord të ri absolut për portierët në turneun më të madh të futbollit ndërkombëtar.
Për 40-vjeçarin, kjo do të jetë edhe ndeshja e tij e 126-të me fanellën e Gjermanisë, duke e renditur atë në vendin e pestë në listën e të gjitha kohërave të paraqitjeve për kombëtaren gjermane.
Në këtë listë historike, Neuer ndjek emra të mëdhenj si Lukas Podolski (130 ndeshje), Thomas Müller (131), Miroslav Klose (137) dhe Lothar Matthäus (150), i cili mban rekordin absolut të kombëtares gjermane.



