
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Millan Radojeviç, është ndaluar nga Policia e Kosovës pasi tentoi të largojë tabelën “E Dua Mitrovicën”.
Këtë veprim e ndërmori së bashku me Inspektoratin Komunal të Mitrovicës së Veriut, por një gjë e tillë u ndalua nga Policia e Kosovës.
Përveç tij, Policia ndaloi edhe kryetarin ilegal të Komunës së Mitrovicës, të vendosur nga Serbia, Ivan Zaporozhac.
Kjo tabelë ishte zëvendësuar më 2 tetor të vitit të kaluar, kur mbishkrimi në cirilikë ishte ndryshuar në shkronja latine.



