LajmeRajon

Haradinaj: Trimëria e Thaçit gjatë vizitës në QKUK do t’i kushtojë, Specialja mund ta ndëshkojë

Ish-presidenti Hashim Thaçi vizitoi dje babanë e tij në QKUK, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore

Vizita u zhvillua nën masa të rrepta sigurie nga Dhomat e Specializuara.

Megjithatë, gjatë daljes nga spitali, shumë qytetarë u mblodhën brenda pak minutave për ta përshëndetur ish-presidentin, duke krijuar një moment tensioni.

Ndërkohë, Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, deklaroi në emisionin “Ora Shtatë” , se Thaçi mund të ndëshkohet nga Specialja për këtë situatë.

“Edhe ai e di që mund ta ndëshkojnë, por e bëri sepse është lider dhe ka shpirt luftëtari. Trimëria i kushton dhe do të marrë vërejtje për këtë”,  tha Haradinaj.

Related Articles

Back to top button
Close
Close