LajmeMaqedoniTopLajm

Grubi: Realizojmë atë që thamë, kërkohen mbi 2000 punëtorë nga vendi ynë që do të angazhohen në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se projekti i koridorit 8 dhe koridori 10 D  do të hap mbi dymij vende pune duke shkruar se realizojmë atë që thamë, shkruan Top24

Realizojmë atë që thamë, kërkohen mbi 2000 punëtorë nga vendi ynë që do të angazhohen në ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10D!
Me përfaqësuesit e konzorciumit Bechtel & Enka, zëvendësministrin e Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi, drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi, drejtorin e Agjencionit për Punësim Bekim Murati dhe deputetët e zonës në Gostivar, hapëm sot Panairin e Punësimit në suaza të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit, Korridorit 8 dhe 10D.
Ftoj të gjithë qytetarët e vendit të interesohen rreth kritereve të përcaktuara, të aplikojnë dhe të mos e lëshojnë këtë mundësi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close