Lajme

Fevziu nga Haga: Aktakuza ndaj krerëve të UÇK-së e pavërtetë dhe s’mund të vërtetohet

Gazetari i njohur shqiptar, Blendi Fevziu, ka vizituar sot ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilën gjenden në paraburgim në Hagë.

Përmes një në video-mesazhi të postuar në profilin e tij në “Facebook”, ai ka thënë se në këtë trbunal padrejtësisht ndodhet Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se aktakuza ndaj tyre është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet.

“Pas kësaj dere ndodhen katër nga drejtuesit më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe katër nga drejtuesit e mëpasëm politikë të Kosovës së pavarur: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Unë vizitova sot Hashim Thaçin, ish-president dhe ish-kryeministër i Kosovës. Shpreha bindjen që ka shprehur çdo shqiptar, që akuza ndaj tyre është e pavërtetë dhe nuk mund të vërtetohet. Është një akuzë e ngritur politikisht, por që nuk argumentohet. Ata po bëjnë sot betejën e tyre të dytë, pas betejës për pavarësinë e Kosovës, pas betejës për ta hequr zgjedhën serbe, e cila ka ngritur kaq varre masive në Kosovë”, ka thënë Fevziu në videomesazhin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close