LajmeMaqedoniTopLajm

A po ushtrohet presion mbi Alsat-in si dikur mbi televizionin A1

Televizioni nacional Alsat-M së fundmi ka raportuar për një padrejtësi që i është bërë grupacionit VE EV Group pjesë  e së cilës është edhe Alsat-M.

Televizioni Alsat-m sot ka njoftuar pëfaqësuesit ndërkombëtarë në vend lidhur me presionin që po bëhet mbi këtë media.

“Nën firmën e drejtorit të lartë ekzekutiv, letra u janë dërguar përfaqësive të huaja në vend, me shqetësimin për presion të mundshëm politik, për shkak të problemeve në sistemin gjyqësor dhe atë të defekteve dhe mospërputhjeve ndërinstitucionale qeveritare. Në letër sqarohen defektet e sistemit si dhe dëmtimi real që i bëhet televizionit kombëtar ALSAT M në kryerjen e veprimtarisë së tij të pavarur, ndërkohë që theksohet shqetësimi se për këto defekte apo keqdashësi institucionale dhe politike, drejtësia do të kërkohet edhe përpara gjykatave relevante ndërkombëtare. Të zhgënjyer nga sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, ne do të kërkojmë për zgjidhje objektive lidhur me këtë rast, si në juridiksionin vendas ashtu edhe atë ndërkombëtar”.

YouTube video

Hipoteka e trashëguar nga kompania “Euro Produkt” e cila në vitin 1993 për nevojat e saja kishte marrë kredi në Stopanska Bana Shkup me filiale kryesore në Kumanovë dhe që për shkak të mos respektimit të shpagimit kishte përfunduar në proces gjyqësorë në vitin 1997, nuk ishte evidentuar në asnjë listë pronësore madje as gjatë marrëveshjes për shitblerje. E njëjta aktivizohet në vitin 2013, ndërsa në vitin 2016 Veve Grup fiton procesin gjyqësorë. Në vitin 2022 kur lënda aktivizohet paraprakisht nga Ministria e Financave për shitje publike, mbi të cilën Veve Grup dhe Alsat përsëri fiton lëndën duke e vendosur shitjen publike nën masë të përkohshme, ndërsa disa ditë më pas Gjykata Apelit rrëzon këtë masë duke e vendosur një pjesë të pronës së Alsat në shitje publike nga fillimi i muajit mars.” thonë nga Alsat-M.

Kujtojmë opinionin e gjjerë se vite më pare pushteti kishte nisur një kampanjë kundër televizionit A1 i cili si përfundim u mbyll duke i marur licencën për transmetim sidhe duke burgosur pronarët e këtij mediumi.TOP24

Related Articles

Back to top button
Close
Close