LajmeOpinion

DEMOSTRATAT E MARSIT 1981 (ME RASTIN E 40 VJETORIT

Prof. Dr. Nebi Dervishi, Universiteti Shtetëror i Tetovës

DEMOSTRATAT E MARSIT 1981 (ME RASTIN E 40 VJETORIT)

Demostratat e studentëve dhe të popullit shqipëtar në vitin 1981 në Kosovë, janë një hallkë e madhe në zinxhirin e përpjekjeve të vazhdueshme të shqipëtarëve të Kosovës dhe të viseve të tjera etinke për liri. Përkundër kërcënimeve të përhershme ushtarako-policore, këto përpjekje nuk kanë pushuar asnjëherë, duke bërë me dije dhe duke treguar vazhdimisht se në këtë strukturë shtetërore, pra nën sundimin e Jugosllavisë dhe Sërbisë, shqipëtarët kishin mbetur dhe mbaheshin me dhunë e kundër vullnetit të tyre. Jeta politike në Kosovë prej aprovimit të kushtetutës së vitit 1974 e deri te Demostratat e Studentëve në vitin 1981, mandej në vazhdimësi demostrata e dhjetorit 1988, ato të tërë viti 1989, demostrata e tetorit 1997 dhe deri te lufta e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (U.Ç.K.-së) në vitin 1999, kundër eksapanzionizmit dhe terorit serbosllav, paraqet një tërësi, ku ngjarjet historike janë të lidhura ngushtë ndërmjet veti.

Shkencërisht është e paqëndrueshme, në qoftë se cila do prej ngjarjeve të përmendura, në një mënyrë ndahet nga tërësia dhe shqyrtohet vecmas nga të tjerat, sepse faktorët që kanë kushtëzuar një veprim të tillë janë të përbashkët. Pas Luftës së Dytë Botërore politika serbe e ka vazhduar zhvillimin e saj në dy binarë kryesor: përjetësimin e sundimit me Kosovën si dhe ruajtjen e forcimit nëpërmjet unitarizmit etatist të hegjemonizmit të saj në Federatën Jugosllave. Saksionimi i statusit të ri të Kosovës në Kushtëtutën e R,S.F të Jugosllavise në vitin 1974, nuk e zgjidhte problemin madhor të Kosovës. Autonomia, jo vetëm nuk përmbushte kërkesën legjitime të demostratave të vitit 1968 për Repubilkë, por duke qenë një zgjedhje ekuivoke, kishte në vetë edhe pasigurine e së ardhmes. Udhëheqja shqipëtare e Kosovës, i kishte të njohura këto tendenca sërbe pas viti 1974, por , nuk i shfrytëzoi mundësitë e rënimit të tyre dhe të cimentimit të fitoreve. Ajo nuk mundi ta avanconte pozitën e Kosovës në Republikë legalisht dhe institucionalisht, sic kishte premtuar ngase sishte e gatshme as e zonja, sepse s’ishte unike në këtë cështje, sepse në radhët e saj kishte elemente shërbëtorë të intersave shoveniste serbe, sepse nuk i sgfrytezonte rezultatet e veprimtarisë ilegale, po e shtypte atë më shumë nga urdhërat që merte nga Beogradi.

Në kohën kur Sërbia po përgaditej që pas vdekjes së Titos, duke vënë në zbatim politikën e saj me “ Librin e Kaltërt” për suprimimin e autonomisë së Kosovës, në kohën kur pritej termet politik që do të conte drejt konfederalizmit ose edhe të rënimit të Jugosllavisë, Kosova mendontë seriozisht për hapat imidiate që duhet të ndërmerte për shpëtimin e vet dhe se ajo duhej ecur me guxim përpara, për të mos u kthyer prapa. Ishte moment historic kur Kosova duhej të mbronte, por edhe te avanconte statusin e saj politik, për të hirë ë barabartë më njësitë ë tjera federale, në proceset historike të trasformimit. Gjatë këtyre viteve Lëvizja Kombëtare Shqipqtare vazhdonte jetën në kushtë të konsipracionit dhe të ndjekjes policore. Duke kujtuar historine e ngjarjeve të Pranverës Shqipëtare të vitit 1981, të kësaj ngjarje të shënuar me shkronja të arta në analet e historisë sonë më të re kombëtare , çështja kalon te problem shqiptar i viteve 80-ta të shekullit të kaluar, çështje kjo e cila sapo kishte aritur maturitetin e saj historik, për të ndarë shaping prej sheqeri ose lirinë nga robëria. Por ngjarjet e vitit 1981 kishin arsyet dhe shkaqet e mbrendëshme historike dhe aktuale shumë më serioze që i kishin paraprirë. Populli shqipëtar i Kosovës dhe i viseve tjera shqiptare të robëruara nga Jugosllavia nuk u rebeluan “ brenda natës”.

Rebelimi i tij u përgadit afro dyzet vjet të vështira jete në kuardër të Jugosllavisë revizioniste, titiste e cila për popullin shqipëtar spati gjë tjetër pos shtypjes kombëtare e shoqërore, pos diskriminit social dhe zbatimit të mjeteve gjenocidiale. Në këto rethana situata ishte tepër shpërthyese dhe mjaftonte vetëm një shkëndijë që të merte flakë e tërë Kosova. Këtë shkendijë e hodhën pak para kohe studentët e ngritur më 11 Mars 1981, fillimisht duke kërkuar kushte më të mira studimi për të marë shpejt karakter politik gjithë zhvillimet. Në pranverën e viti 1981 , rinia studentore Kosovare shpërtheu me revolën kundër padrejtësive dhe dhunës serbe ndaj popullatës shqipëtare që ushtrohej në forma të ndryshme dhe kishte marë formën e gjenocidit. Demostrata studentore te vitit 1981, ishin shpërthimi i fuqishëm i një revolte të madhe të shkaktuara nga një gjendje e padurueshme me varfërimin dhe mjerimin e vazhdueshëm të njërëzve të saj, me mungesën e të drejtave politike dhe të lirive demokratike për shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera lindore. Dhe e tërë kjo ndodhte sespse Kosova ishte nën tutelën e Sërbise, sepse kjo vendoste për shqipëtarët dhe Kosovën.

Serbia ndiqte ndaj Kosovës një politikë ekspansioniste eksterme me të cilët shqipëtarët nuk mund të pajtoheshin dhe për këtë arsye ato kërkonin clirim nga Sërbia. Së këndejmi shpërthimi i programuar i Revoltës së studentëve në menze e Qendrës Studentore, më 11 Mars 1981, do të shërbej si detonator faktit për t’i dhënë flakë asaj energje revolucionare nacionalclirimtare të akumular në vazhdimësi në ndërgjegjjen shqiptare. Këtë fenomen shoqëror shqiptar pushtuesi jugosllav do ta kuptoj qart më 26 mars 1981, sapo studentët vërshuan rrugët e sheshet e Prishtinës, të përshëndetur e të përkrahur fuqimisht nga të gjitha strukturat e shoqërisë në mbarë arealin shqiptar. Sakaq, një grusht të papritur titoizimi, vllaznim-bashkimi dhe vetë administrimin jugosllav e mori nga përpjekja e studentëve për të penguar hyrjen e Stafetës së Titos në Prishtinë, e për rrëmbimin e saj nga bina, nga një grup intelektualëesh, të bashkuar në grupin intim legalo-ilegal ose gjysëm-ilegal “Bajo e Çerçiz Topulli” , qysh nga koha e studimeve më 1965. Sipas burimeve të kohës, bisedat dhe takimet ( jo shumë ilegale ) për organizimin e demostratave të 11 Marsit 1981 kanë filluar në konviktin nr.3 të studentëve midis Ramadan Gashit, Bedrit Deliut, Jonuz Jonuzajt, Gani Kocit, Murat Musliut dhe Kadri Kryeziut.

Ky ishte grupi i cili ka organizuar demostratat e 11 Marsit. Grupi ishte shumë transparent dhe nuk ishte grup illegal. Për grupin e studentëve si ai i Ali Lajçit, Bajram Kosumit, i Gani Kocit e Kadri Kryeziut, nuk ishin të organizuara nuk kishte lidhje as me organizata ilegale, por kishin vetëm ide të përbashkëta, etj. Demostrata e 11 Marsit ishin më të kufizuara në numër dhe me perbërje kryesisht studentore e me kërkesa të theksuara sociale si : “ Duam kushte” , “Duam bukë”, “Kushte për studentët” , etj. Edhe masat kundejt tyre ishin më të përmbajtuara dhe selektuese. Prapseprai ajo u cilësuar si armë miqësore dhe jo vetëm nuk u përfillën fare kërkesat e studentëve , jo vetëm që nuk u muarën asnjë masë për përmisimin e gjendjes së tyre , por ndaj demostrantëve u përdor dhuna. Natën e 25 Marsit 1981 bëhen përgaditejet për demostratën e 26 marsit. Ato i ka organizuar Ali Lajçi. Për 26 mars morën detyra : Konvikti nr.1 i udhëhequr nga Kadri Kryeziu, Bajram Kosumi, Abdullah Tahiri, Hamdi Ajdini, Rifat Blakaj, Din Krasniqi, Beqir Bujupi, Ahmet Ahmeti, Metush Krasniqi etj. Në konviktin nr Ramë Demaj me shokë ; konvikti nr.3 Ali Lajçi me shokë dhe në konviktin nr.4 Mehmet Bala. Të nesërmen flamurin në demostrata e barte student Aziz Morina nga Dushanova.

Demostrata e 26 marsit kishin marë shkas me ardhjen në Prishtinë të stafetës së Titos, e cila tradicionalisht mbarte ngatërim për ditëlindjen e supozuar të tij. Studentët kishin për qëllim ta prishin manifestimin në formë spektakli politik që organizonte regjimi në qendër të qytetit. Studentët demostrues patën atë ditë një takim në ambient të hapur me përfaqësues të strukturave politike dhe arsimore , si : Azem Vlasi, Sanije Hyseni, Pajazit Nushi e Gazmend Zajmi. Pasi u lezua kërkesa e studentëvë Ali Lajçi kishte folur në këtë takim për historin e pushtimit të Kosovës, gjendjen e saj, aspiratat e bashkimit me Shqipërinë si dhe për nevojën immediate (të ngutshme) për Republikën e Kosovës të barabartë me të tjerat Republika. Azem Vlasi, aty për aty i cilësoi armiqësore kërkesat dhe organizatorët e demostratave i quajti elementë të inflirtuar. Në orët e mbrëmjes ndërhynë brutalisht forcat komando të ardhura nga Beogradi, duke rahur, torturuar dhe arestuar studentët edhe mbrenda konviktëve.

Në mënyrë të poshtër dhe mizore këta kriminelë sulmuan studentët të pa mbrojtur kur këta ishin shpërndarë dhe ishin kthyer në konvikte, u hodhën gazra lotësjellës, trullosëse e helmuese dhe më pas u hodhën mbi ta si egërsira dhe bënë masakër të vërtete. Më 1,2 e 3 prill e tërë Kosova ishte në këmbë, por edhe ne tym e flakë. Demostruesit a vërshonin si lumejnët rrugët dhe rrugicat, duke u vetëorganizuar dhe duke marshuar drejt qendrave të qyteteve. Ne fillim të prillit demostrata qenë shumë më massive duke u kthyer në kryengritje popullore, por kuptohet se paten edhe bilancin tragjik, sepse Beogradi në Kosovë dërgoi dhjetra e mijra forca, të shoqëruara nga altirelia e rëndë, për të dhënë në zap një popull të tërë, i cili në rrugë po kërkonte të drejtat e veta legjitime. Demostratat e vitit 1981 shënojnë një kthesë të rëndësishme historike për Kosovën dhe për shqiptarët në travat e tjera lindore. Ky vit do të mbahet mend dhe do të shënohet me demortarta paqësore dhe me kerkesa legjitime te diskriminuar dhe të nëpërkëmbur ne Jugosllavinë e Titos.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close