LajmeRajonTopLajm

Prokuroria në Prishtinë: Vdekja e Murat Jasharit e dyshimtë

Vdekjen e tij, Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka cilësuar si “vdekje të dyshimtë”.

Lajmin për Insajderi-n e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Lidhur me këtë rast ju njoftojmë se prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Renda, ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obdukim në IML”, thuhet në përgjigjen e saj.

Murat Jashari ka vdekur të mërkurën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Atij në shkurt të këtij viti i ishte shqiptuar masa e detyrueshme e trajtimit psikiatrik në Institutin e Psikiatrisë Forenzike, derisa po gjykohej në rastin “Syri i Popullit” – tentim vrasje të rëndë në tentativë ndaj Azem Vllasit dhe mbajtje në pronësi të armës.

Departamenti special i Gjykatës Themelore kishte vendosur që masa e trajtimit psikiatrik të vazhdonte bazuar nga rekomandimet e ekspertëve të institutit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close