
Pak pasi sekretari amerikan i shtetit Marco Rubio deklaroi se “nuk e kishte parë kurrë presidentin duke fjetur në evente zyrtare”, një video që e tregon Donald Trumpin teksa dremit në Dhomën Ovale, pushtoi menjëherë rrjetin.
Videoja është filmuar në 4 qershor, dhe u bë publi ke tani, mes jehonës së komenteve të Rubios në një seancë në Kongres ku e kishte mbrojtur me forcë Trumpin, duke theksuar madje me se “Përkundrazi, ai nuk fle fare. Problemi është se më telefonon në dy apo në pesë të mëngjesit”. Komediani Seth Meyers ia ktheu me ironi: “E besojmë këtë gjë. Sepse në fakt, Trumpi fle gjatë ditës”. Në mediat sociale reagoi edhe Hunter Biden, duke kujtuar talljet e Trumpit ndaj babait të tij, e duke folur për një klon të cilit harrojnë që t`i karikojnë bateritë.



