
Një lajm i rëndë ka tronditur familjarët, miqtë dhe bashkëqytetarët e Reçicës së Vogël. 22-vjeçari Admir Jusufi ka humbur jetën tragjikisht në Gjermani, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me katër rrota.
Sipas informacioneve të para, aksidenti ka ndodhur në Gjermani, ku i riu jetonte dhe vepronte. Përkundër përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, plagët e marra rezultuan fatale.
Lajmi për vdekjen e tij ka shkaktuar dhimbje të madhe te familja, të afërmit dhe gjithë ata që e njihnin. Në rrjetet sociale po publikohen mesazhe ngushëllimi dhe kujtime prekëse për 22-vjeçarin, i cili përshkruhet si një djalë i sjellshëm, punëtor dhe i dashur për të gjithë.



