
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka dhënë detaje ekskluzive të aferës me rrymë.
Duke folur për intervistimin në prokurori të Artane Rizvanollit, ai tha se ajo është përgjigjur se nuk ishte pjesë, por siç tha ai, i ka dalur “seen”.
“Artane Rizvanolli në intervistimin që ia bëjnë prokurorët, e pyesin në mënyrë eksplicite a ke qenë pjesë e grupeve kur është vendosur për tendere, ajo thotë “jo nuk kam qenë”, i ka dalur edhe “seen”, do të thotë ka qenë pjesë, e ka bërë “seen” le të themi me zhargonin e përditshëm. Pra, kontradikta ka sa të dush”.
“Unë mendoj që njëra prej arsyeve pse po sillen si të marrë, është edhe frika, në mandatin tjetër kushdo që e merr, nëse ata nuk shkojnë edhe me njëfarë dhune me i heq prokurorët prej aty edhe me i djeg dosjet, ata kanë me përfundu në burg”.
“Mjaftojnë vetëm këto që janë thënë deri tash, do të thotë ka mbetur pa u intervistuar, s’po pranon me u intervistu vetëm Albin Kurti, kjo gënjen aty, thotë nuk kam qenë, prokurorët e kanë që ka qenë”, është shprehur Buzhala.



