
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Muhamet Hoxha ka uruar fillimin e vitit shkollorë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit. Hoxha morri pjesë në manifestimin e organizuar në vendlindjen e tij në shkollën fillore “Bajram Shabani” në Kondovë, shkruan Top24
“Sot isha mysafir në shkollën “Bajram Shabani” në Kondovë, Komuna e Sarajit, ku edhe vetë hodha hapat e mi të parë në arsim.
Disa vende nuk janë vetëm pjesë e së kaluarës sonë, por mbeten përgjithmonë pjesë e jona.
Mirënjohje për ftesën dhe për pritjen e bukur në ditën e parë të shkollës.
Të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve u uroj një vit të ri shkollor të suksesshëm!” shkruan Hoxha.



