LajmeOpinionRajon

Valon Bela: Paradoksi opozitar në Kosovë, dalja nga qorrsokaku…

Opozitë kosovare që thoshte se nuk kishte votë për Vjosa Osmanin, ndërkaq kishte votë për Dimal Bashën për Kryetar të Kuvendit, pavarësisht polemikave të forta rreth një punimi të tij akademik dhe qëndrimit të perceptuar negativ ndaj UÇK-së. Pra, si ka mundësi? Atëherë pyetja nuk është më thjeshtë: “Pse nuk e votuat Vjosa Osmanin?” Pyetja është shumë më përmbajtësore: Cili është kriteri? Nëse kriteri është profesionalizmi atëherë duhet të shpjegohet. Nëse është integriteti atëherë duhet të jetë i njëjtë për të gjithë. Nëse është interesi shtetëror atëherë duhet të argumentohet. Por nëse një figurë refuzohet vetëm sepse është e kundërshtarit, ndërsa një figurë tjetër mbështetet sepse i levërdis momentit politik, atëherë nuk kemi më një alternativë politike. Kemi vetëm një kundërshtim politik absurd!!! Dhe opozita që nuk arrin të bindë qytetarin se ka një alternativë më të mirë, gradualisht e humb edhe të drejtën morale për t’i thënë qytetarit se “kë nuk duhet të votojë”. Sepse në fund të fundit, opozita nuk bëhet alternativë vetëm duke thënë “jo”. Opozita e Kosovës duhet t’i kthehet reformës edhe në mendësi, (mindset), sidomos: Jo vetëm kritikë por edhe alternativë. Konsistencë në parime. Më pak bojkot, më shumë ofertë. Më shumë koordinim opozitar. Dhe për fund dhe ndoshta kryesorja: Të mos e trajtojë qytetarin vetëm si votues kundër VV-së, por si qytetar që duhet bindur për një Kosovë më të mirë pas VV-së. Ndryshimi që duhet bërë është: nga “kundër kujt jemi” në “për çfarë jemi?”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close