BotaLajme

Anthony Fauci dyshon tek vaksina ruse

Dr. Anthony Fauci ka dyshime se vaksina ruse është e sigurt dhe efektive tek njerëzit. Eksperti më i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA tha se dyshon seriozisht që Rusia t’i ketë bërë të gjitha provat.“Shpresoj që rusët vërtet kanë vërtetuar përfundimisht se vaksina është e sigurt dhe efektive. Unë dyshoj seriozisht se ata e kanë bërë këtë. Të kesh një vaksinë dhe të provosh se ajo është efektive dhe e sigurt janë dy gjëra të ndryshme. Kemi shumë vaksina në treg momentalisht. Pra, nëse do të donim t’i bënim keq shumë njerëzve dhe t’u jepnim atyre diçka që nuk funksionon, mund të fillojmë ta bëjmë atë. Por nuk është kështu.”

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka thënë se do të aprovojë një vaksinë vetëm nëse plotëson një kërkesë të efikasitetit prej 50%.

Në një deklaratë të dërguar me email të martën, Organizata Botërore e Shëndetit tha që është në kontakt me shkencëtarët dhe autoritetet ruse dhe mezi pret të rishikojë detajet e provave të kryera për vaksinën. Sipas OBSH-së, ka 28 vaksina që po ekspertimentohen tek njerëzit në të gjithë botën.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close