BotaLajmeTopLajm

SHBA arrin një marrëveshje me kompaninë Moderna për 100 milionë doza të vaksinës së mundshme kundër Covid-19

Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi për një marrëveshje mes qeverisë federale dhe kompanisë amerikane bioteknologjike Moderna, për të prodhuar dhe shpërndarë 100 milionë doza të një vaksine të mundshme për koronavirusin.

Moderna duhet t’i prodhojë dozat e vaksinës ndërsa provat klinike janë në proces e sipër.

“Këto doza vaksine do të jenë pronë e qeverisë federale. Ne po i blejmë ato”, tha Presidenti Trump në një konferencë për shtyp të martën.

Tre vaksina të mundshme në Shtetet e Bashkuara janë në fazat finale të provave tek njerëzit.

“Jemi të gatshëm të prodhojmë 100 milionë doza, sapo vaksina të miratohet dhe deri 500 milionë, në një kohë të shkurtër, pas miratimit”, tha Presidenti Trump.

Masat e fundit të administrates së Presidentit Trump po “rrisin gjasat që Shtetet e Bashkuara të kenë të paktën një vaksinë të sigurt dhe efektive deri në vitin 2021”, tha Sekretari i Shëndetësisë, Alex Azar përmes një deklarate.

President ka thënë se fundmi se është optimist se një vaksinë për koronavirusin mund të jetë gati deri në zgjedhjet presidenciale në fillim të nëntorit.

Presidenti Trump nuk bëri komente lidhur me një njoftim më herët të martën nga Presidenti rus Vladimir Putin se vendi i tij është bërë i pari në botë që miraton zyrtarisht një vaksinë të re të koronavirusit, megjithë mungesën e të dhënave që të justifikonin pretendimet e tij se vaksina është e sigurt për njerëzit.

Show More

Related Articles

Back to top button
Close
Close