MaqedoniTopLajm

Ambasada gjermane në Shkup: Në tre muajt e ardhshëm nuk do të ketë listë të hapur për termine

Ambasada e Gjermanisë ka dhënë detajet e rezervimit të vizave për muajt e ardhshëm. Në njoftimin e tyre thuhet se për shkak të problemeve teknike gjatë regjistrimit të fundit të termineve më 5 tetor 2021, janë regjistruar më shumë persona se sa lejohet nga lista e pritjes.
Ambasada vendosi të mos fshijë “datat e mbivendosura”, por t’u japë të gjithë personave të regjistruar një datë ndoshta deri në fund të shkurtit 2022 sipas renditjes kronologjike.
“Për këtë arsye, në muajt nëntor, dhjetor dhe janar nuk do të ketë listë të hapur për termine. Ju lutemi mos bëni pyetje në lidhje me këtë temë. Gjithashtu dëshirojmë t’ju informojmë paraprakisht se Ambasada me siguri do të bëjë një ndryshim në lidhje me regjistrimin dhe terminin në fillim të vitit të ardhshëm. Kjo do të thjeshtojë regjistrimin. Për detajet konkrete do të njoftoheni me kohë”, qëndron në njoftimin e Ambasadës të Gjermanisë në Shkup.

Related Articles

Back to top button
Close
Close