LajmeSport

Kalidou Koulibaly: Nuk luaj kurrë për Juven, nuk tradhtoj tifozët e Napolit

Kalidou Koulibaly është në rrugën e tij për t’u bërë një legjendë e Napolit. Senegalezi pati një mori ofertash gjatë disa sezoneve, por mbetet besnik ndaj Azzurrit. Sipas gazetarit Valter Di Maggio, futbollisti do të dilte vetëm nëse do të kishte oferta nga tre skuadra specifike. Ai siguron se nuk do ta tradhtonte kurrë klubin duke kaluar te një rival si Juventusi dhe se ndër klubet e preferuara të Koulibaly është edhe Manchester City.

De Maggio siguroi se këto ishin fjalët e qendërmbrojtësit. “Unë në Juventus? A je i çmendur? Unë kurrë nuk do të luaja për një klub tjetër italian. Nëse do të largohesha nga Napoli, do ta bëja vetëm me tre klube të tjera në botë. City i Guardiolës, Real Madrid dhe Barcelona. Nuk do të shkoja kurrë në Juventus. Nuk do t’i tradhtoja tifozët e Napolit”

Related Articles

Back to top button
Close
Close