LajmeSport

Turqi, tribunat e stadiumeve hapen me kapacitet të plotë

Federata e Futbollit të Turqisë (TFF) njoftoi se nga 9 nëntori, shikuesit do të mund të ndjekin ndeshjet e ligave profesionale në vend me kapacitet të plotë në tribunat e stadiumeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Për shkak të pandemisë së COVID-19, tribunat e stadiumeve në Turqi ishin gjysmë të hapura që nga fillimi i sezonit futbollistik ndërsa vitin e kaluar ndeshjet janë luajtur pa publik në tribuna.

Vendimi i ri për hapjen e plotë të tribunave është marrë në përputhje me rekomandimet e institucioneve kompetente shëndetësore ndërsa shikuesit do të duhet të plotësojnë disa kushte në përputhje me masat për luftimin e pandemisë.

TFF në deklaratën e saj thekson se ndeshjet nga tribunat mund të ndiqen nga persona që konfirmojnë se kanë marrë të paktën dy doza të vaksinës kundër COVID-19, si dhe persona që kanë kaluar COVID-19 në gjashtë muajt e fundit. Njerëzit që kanë kontraktuar më parë COVID-19 dhe kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës mund të shikojnë ndeshjen nga tribunat.

Nga 9 nëntori testi PCR hiqet nga përdorimi në stadiumet e Turqisë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close